INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A ekziston i dashuri perfekt?

A ekziston i dashuri perfekt?

Publikuar më: 21:04 30-01-2018

Një studim i rrjetit social të specializuar në marrëdhëniet seksuale, AshleyMadison.com, i kryer ndërmjet përdoruesve të rrjetit, arriti në krijimin e identitetit të tradhtarit të përsosur online. Dhe është magjepsja e artistit që kthehet në modë.

Ndoshta janë tërheqja dhe siguria që ata ushtrojnë natyrshëm, ose aureola e misterit që shpesh i shoqëron ata. Ajo që është e sigurt është se pjestarët e kategorisë  “Art/ Argëtim” kanë arritur të rrëzojnë nga froni “hidraulikun” e vjetër, fajtorin për tradhti  të shumë bashkëshorteve që nga kohrat e lashta.

Në radhë vijnë profesionistët e lirë, tregëtarët, por edhe hotelierët Në fund të podiumit ngelen mjekët.

Psikoterapeutja Silvia Marian pershkruan: Ka tre tipe të dashurish. Para së gjithash, “ka dashnor”  thjeshtë për tekë: gruaja në një moment të caktuar të jetës së saj, vendos për arsye nga më të ndryshmet të jetojë një fazë erotike me tjetër partner. Tipi tjetër është dashnor ‘nga nevoja’: ajo që bie në dashuri me një njeri i cili është tashmë i angazhuar në një histori tjetër dhe mbetet një dashnor derisa ai vendos të ndërpresë marrëdhënien e tij të mëparshme për të krijuar një histori zyrtare me të. Së fundi, është profili  ” dashnor nga profesioni “: një grua që kërkon sistematikisht dhe gjithmonë gjen një histori të pamundur dashurie”.

Dhe për të gjetur një dashnor?

Nuk është kaq e lehtë të jesh një kandidat për një histori jashtëmartesore:

Dhe kështu, në fakt, i dashuri i përsosur online (dhe gjithashtu në jetën reale) duket të jetë të paktën 1,75 metër i gjatë, të peshojë 80 kg, të jetë i paraqitshëm, shkruan pikante.al. Duhet të ketë moshë mesatare 40 vjeç, jo-duhanpirës, ti pëlqejnë udhëtimet.

Article Logic
Execution time: 0.0035650730133057