INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A është Afërdita Dreshaj arsyeja PSE s'po martohet? Arian Çani 'zë ngushtë' Shpat Kasapin, këngëtari nuk e le pa përgjigje! Ja ç'i thotë [FOTO]

A është Afërdita Dreshaj arsyeja PSE s'po martohet? Arian Çani 'zë ngushtë' Shpat Kasapin, këngëtari nuk e le pa përgjigje! Ja ç'i thotë [FOTO]

Publikuar më: 17:38 06-07-2019

Bëri bujë në media ndarja e këngëtarit Shpat Kasapi me Afërdita Dreshajn dhe ndonëse kanë kaluar shumë vite përsëri tërheqin vëmendjen e mediave rozë.

Shpati ka treguar gjithmonë se nuk preferon të flasë për Afërditën, por sërish gazetarët dhe ndjekësit kanë shumë kuriozitet.

Për këtë arsye moderatori Arian Çani i 'Zonë e Lirë' e ka ngacmuar së fundmi teksa e pati të ftuar në emision.

Fillimisht Çani e pyeti nëse është e vërtetë që mamaja i ka vënë kusht të martohet pa kaluar të 35-tat dhe se nusen mos ta gjejë nëpër klube.

'Është e vërtetë, por mamit do t’i them mos e merr seriozisht se e kisha me shaka atë ditë në emision', u përgjigj Shpati, ndërsa moderatori kërkoi të dijë nëse është Afërdita arsyeja pse po e shtyn fejesën me vajzën nga Kosova, me të cilën ka një lidhje dashurie.

'S’do e them këtë. Nuk është ajo', u përgjigj prerë këngëtari.

sh.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0020179748535156