INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A është bukur të jesh e famshme? Klea Huta i përgjigjet troç pyetjes së fanses [FOTO]

A është bukur të jesh e famshme? Klea Huta i përgjigjet troç pyetjes së fanses [FOTO]

Publikuar më: 13:04 07-06-2019

Klea Huta është një nga vajzat më të dashura dhe simpatike të ekranit shqiptar.

Atë e kemi parë në festivale të shumta, televizione, shfaqje teatrale dhe së fundmi duke u angazhuar edhe në biznesin e saj.

Klea nuk duket dhe aq aktive në rrjetet sociale, pavarësisht se ka shumë fansa.

Së fundmi, ajo ka postuar në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory, disa përgjigje që i ka dhënë fansave të saj në pyetësorin që ajo ka hedhur “Ask me a question”.

Pyetjet kanë qenë të shumta, por një nga pyetjet që mori më shumë vëmendje ishte:

A është bukur të jesh e famshme?- shkruan ndjekësi/ja

“Gjithçka është pasojë e asaj sesi ti e ke parë veten që e vogël! Kur ëndërroje të ishe si ëndërroje të të shihnin njerëzit dhe çfarë ëndërroje të bëje. Unë e pash veten kështu, punova për të qenë e tillë dhe tani e shijoj. Ka disa anë të vogla jo të mira këtu në fshatin tonë as të madh, e as të vogël, por ka më shumë të mira. Është bukur, është shumë bukur”- i është përgjigjur moderatorja.

12-2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032989978790283