INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A është e dashuruar?! LUANA ia thotë të gjitha LUANËS në një intervistë ndryshe: Po, ju e dini me kë jam…

A është e dashuruar?! LUANA ia thotë të gjitha LUANËS në një intervistë ndryshe: Po, ju e dini me kë jam…

Publikuar më: 12:33 02-01-2021

Surpriza e spektaklit të 1 Janarit në Shiko Kush LUAN ishte përballja e autores dhe moderatores Luana Vjollca me shoëgirl-in Luana Vjollca.

Nuk e kishim menduar se Luana Vjollca do të intervistohej nga vetë vetja e saj në “Shiko Kush LUAN”, por ja që kjo gjë sapo ndodhi.

Madje autorja e programit e vendosi edhe në siklet veten e saj duke e pyetur troç fare: “A je e dashuruar?”

“PO”, – ishte përgjigjia e showgirl-it Vjollca teksa vazhdoi: “Po besoj ju e dini të gjithë me ke jam, pse duhet ta them prap, sa herë duhet ta them? E dini apo se dini? Jam e dashuruar me punën, me ty! Je e mirë thellë thellë, po të të njohin mirë je e lezetshme, gocë e mirë, ke disa parime të lezetshme, rri në shtëpi, shko dil ndonjëherë, bëj ndonjë gjë në jetë …”, përfundoi Luana duke i thënë autores Vjollca.

Gjithsesi kjo përgjigje nuk ka mjaftuar, teksa moderatorja Vjollca ka bërë edhe pyetjen: “Pse lëviz shumë shpesh lart e poshtë nëpër Kosovë?”, duek ju referuar edhe aludimeve që bëhen në media.

“Në Kosovë udhëtoj shpesh për shkak të lidhjes time …”-u shpreh Luana teksa habiti publikun, por më pas vazhdoi: “Për shkak të lidhjes time me Arbër Bytyqin!”

“Fare interesante! Thashë se çfarë do na thuash”- tha moderatorja me ironi pas kësaj përgjigje, ndërsa “shoëgirl”-i ja ktheu: “Fare interestante thua? Varet nga këndvështrimi, Luana!”

Ndërkohë nuk kanë munguar as pyetjen për familjen dhe marrëdhënien me të ëmën dhe Marinën, me të cilën jo rrallë ndajnë pjesë në rrjetet sociale nga “lufta” që bëjnë për dashurinë e mamasë së tyre, shkruan news-31. 

“Kë do më shumë mami jot, ty apo Marinën?”- ishte pyetja që Luana ju përgjigj me lehtësi: “Mua!”

Pjesë nga biseda për familjen:

Luana (moderatore): Si ty?

Luana (shoëgirl): Normal që mua! Ç’është kjo pyetje njëherë?

Luana (moderatore): Kaq e bindur je? Pse apo se je Miss shkalla dhe Miss pallati ti?

Luana (shoëgirl): Jo, në fakt përsa i përket bukurisë, Marina, jo se është motra ime, ja e tha dhe publiku, është një ndër femrat më të bukura që ka Shqipëria! Është shumë herë më e bukur se unë dhe shumë herë më e ëmbël se unë. Po une ngaqë jam më e vogla dhe tërë jetën time kam bërë “drejtoreshën e shtëpisë”. Kur shkoj unë në shtëpi, nëse mami është duke parë kanalin andej e çon vrap te unë që mos i bërtas.”

Nga ana tjetër në këtë intervistë kishte vend edhe për autoironinë e autores së “Shiko Kush Luan” për karrierën e saj në muzikë. Në rolin e moderatores ajo pyeti veten: “Pse bën si këngëtare e madhe? Se nuk e kam marrë vesh ndonjëherë pse bën si këngëtare e madhe?

Përgjigja ishte e thjeshtë: “Unë në fakt nuk bëj si këngëtare e madhe, unë këndoj për qejf dhe për qejfin tim dhe të të gjithëve do të këndoj dhe sonte! Atë titullin “e madhe” ma keni vendosur ju, kështu që “Faleminderit!”

Article Logic
Execution time: 0.0038259029388428