Kida që në fillimet e saj është pjesë e labelit ‘On Records’ dhe po rritet artistikisht në këtë label. Këngëtarja deri më tani numëron disa këngë, klipe dhe bashkëpunime të realizuara me sukses. Por së fundmi qarkullaun fjalë se Kida do të largohet nga ‘On Records’ dhe për këtë pjesë u pyet në intervistën e dhënë së fundmi për ‘Mirage’. ‘JO, nuk është e vërtetë. Puna ime ëhstë bërë siç duhet. Kam luftuar për punën time dhe jam munduar të bëj diçka të bukur. Me ta ka shkuar gjithçka mirë dhe unë shkoj vetëm aty ku është mirë’, është shprehur këngëtarja.