Marrëdhëniet e tij me femrat janë kryesuar gjithnjë nga dyshimet për një lidhje me Elvana Gjatën. Edhe pse të dy e mohonin diçka të tillë, detaje të shumta i tradhëtonin. Por dyshja e preferuar nga shumë fansa dhe ndjekës, i dhanë fund bashkëpunimit, ndoshta edhe lidhjes. Pas ndarjes me Elvanën, u fol se Flori nisi një tjetër marrëdhënie me moderatoren kosovare, Liberta Spahiu. Por sërish lloji i marrëdhënies me këngëtaren vazhdon të mbetet dyshuese. Dyshimet i shton edhe më shumë ky postim i bërë mbrëmjen e kaluar nga Flori. Ai publikon këtë këngë e cila flet për vetminë. Të jetë vallë Elvana arsyeja pse Flori ndihet vetëm? /intv.al/