Partia Demokratike pretendon se Klement Balili ndodhet në territorin shqiptar dhe pikërisht në një resort në Sarandë. Madje për ta vërtetuar ka publikuar dhe një foto, që sipas selisë blu është bërë nga qytetarë. Në foto Balili duket mbi një skaf, ndërsa mban një kapele në kokë.
Balili në fakt, pasi Interpoli grek kërkoi ekstradimin e tij në muajin maj, është zhdukur nga Shqipëria pa lënë gjurmë. PD nuk e ka lënë me kaq, por thotë se ai është në shoqërië e një prej drejtuesve të lartë të policisë.
Por familjarët e Balilit kanë reaguar pas këtij lajmi duke thënë se fotot janë të vjetra të para 3 vjetësh dhe skafi është shitur kohë më parë.