INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A është Genc Ruli kundër Bashës për qeveri teknike?

A është Genc Ruli kundër Bashës për qeveri teknike?

Publikuar më: 10:27 05-08-2016

Genc Ruli del kundër idesë për qeveri teknike, duke sqaruar arsyet se në ç’kushte mund të krijohet një qeveri e tillë.
“Nuk më duket se Shqipëria politike është aktualisht në një situatë të tillë, ku të këtë një thirrje gjithë partiake për një konsensus të gjërë. Nuk besoj se jemi në rastin e një situate emergjence, sikur ishte në vitin 1991, siç ishte ’97 që kalohet me atë që quhet qeveri teknike, ose qeveri e shpëtimit kombëtar, që ishin një qeveri me mandat të kufizuar e të përkohshëm për të qeverisur një situatë të caktuar”, shkruan Ruli në FB.
Deputeti demokrat shpjegon edhe konceptin e misionin e qeverisë teknike. Ai thotë se partitë kryesore parlamentare mund të kenë filluar të artikulojnë projektin për një qeveri teknike por për motive krejt të ndryshme nga ai që është misioni historik i një qeverisje teknike, duke shtuar se PD kërkon qeveri teknik, pasi nuk ka garanci për zgjedhjet e ardhshme.
“Çdo qeveri që krijohet apo rikrijohet nga një kombinim i dy partive kundrejt të tretës, është një qeveri mazhorancë, pra nje qeveri politike e jo me “teknike’. Sot partite kryesore parlamentare mund të kenë filluar të artikulojnë projektin për një qeveri teknike por për motive krejt të ndryshme nga ai që është misioni historik i një qeverisje teknike, madje përdorin të njëjtin term dhe kur motivin mbrapa tij e kanë krejt të ndryshëm. Përshembull PD e kërkon një qeverisje teknike që sot deri në zgjedhjet e ardhshme elektorale vetëm sepse ajo s’mund të ketë asnjë garanci për të patur një regjim zgjedhjesh të lira e të pamanipuluara sa kohë që pushtetin ekzekutiv ta ketë Rama, Tahiri dhe gjithë klientela kriminale apo kleptokrate e kësaj dinastie dhe për PD ky nuk është më një dyshim hipotetik, por një realitet i pashmangshëm”, tha Ruli.

Article Logic
Execution time: 0.0058519840240479