Aktori Olsi Bylyku ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes përsa i përket jetës së tij sentimentale. Pas ndarjes së bujshme nga Egli Tako, Olsi u përfol për një tjetër romancë me gazetaren, Denada Lura, për të cilën dyshja nuk bëri asnjë reagim publik.
Para se të bëhej pjesë e shtëpisë së “Big Brother Vip”, në një intervistë për Fan Club ai ka folur pak rreth stuatusit të tij aktual.
“Olsi hyn si Olsi, single, i martuar, në një marrëdhënie, në një marrëdhënie të komplikuar, i kam lënë jashtë.
A jam i hapur të krijoj lidhje? Nuk është se është e vendosur përpara se të hysh në BBV, besoj se është pjesë ndjesie dhe unë ndjesitë i kam lënë në Big brother që të jenë reale”– u shpreh Olsi.