INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A është kafeina insulin/ Një studim interesant...

A është kafeina insulin/ Një studim interesant...

Publikuar më: 16:52 20-06-2018

Deri më tani kemi dëgjuar studimet nga më të çuditshmet lidhur me kafenë.Por studimi i fundit me të vërtetë surprizon.

Kafeina mund të përdoret edhe si një lloj insulin për të gjithë ata që vuajnë nga diabeti.

Të paktën kështu thonë studimet e fundit.Për shumë pacientë që vuajnë nga diabeti injektimi i insulinës është jetësor për shëndetin e tyre.

Pa insulinën, një person me diabet, vuan nga dhimbje koke, ndihen të dobët dhe madje humbasin vetëdijen.Por studiuesit zviceranë shkojnë më tej. Ata kanë riorganizuar qelizat e veshkave të cilat çlirojnë insulin në momentin që dallojnë kafeinën.

Nëse eksperimenti i tyre bioinixhinerik funksionon tek njerëzit sic funksionoi edhe tek minjtë, atëherë një gllënjkë e thjesht kafeine mund të shkaktojë prodhimin e insulinës dhe të eleminojë injeksionet përmes gjilpërës.

Kujtojmë se kushtet e prodhimit të insulinës vrasin më shumë 80.mijë njerëz në vit dhe rrit mundësinë që njerëzit të preken nga sëmundjet e zemrës.

Injeksionet janë një trajtim efektiv por jo shumë i përsosur.

Por tashmë kërkuesit në Zvicër po punojnë për një zgjidhje premtuese duke i besuar kafeinës.

Dhe nëse eksperimenti funksionon tek njerëzit sic funksionoi edhe tek minjtë të gjithë të sëmurët me diabet do të mund të zëvendësojnë dy apo më shumë injektime të insulinës thjesht duke pirë pas cdo vakti një pije me kafeinë.

Article Logic
Execution time: 0.0036349296569824