Ndarja e Mozzik dhe Loredanës ka qenë tema më e diskutuar kohët e fundit.
Pas deklaratës së Loredanës për ndarjen e tyre, e cila ishte e para që theu heshtjen pas shumë dyshimeve rreth marrëdhënies që kishin, situata u bë akoma dhe më e qartë. Dukshëm të dy kanë ecur para, këngëtarja me turin e saj dhe Mozzik me muzikën e tij. Ai ka zbuluar se do të publikohet shumë shpejt projekti i fundit i titulluar “Dhelpër dinake”.
Këtë e ka lajmëruar me anë të një postimi në ‘Instagram’ në të cilin shkruan: “Dhelpër Dinake po vjen. Me ndërru lojën në vjeshtë veç unë di”.
Nisur nga titulli, kënga të jep idenë se është një dedikim për ish-partneren e tij, por na mbetet të presim derisa të publikohet për ta kuptuar edhe më mirë.