Ndërkohë që Kanye West vazhdon të shërohet në një spital në Los Angeles, TMZ ka raportuar për një shkak i cila mendohet të jetë arsyeja e vertetë e problemeve shëndetësore të reperit. Burime shumë të afërta me Kanye janë shprehur për sajtin e njohur se krizat nervore kanë ardhur si pasojë e përvjetort të vdekjes së nënës së tij Donda West. Donda vdiq nga një sëmundje në zemër me 10 Nëntor të vitit 2007. Funerali i sai u mbajt 10 ditë më vonë. Siç TMZ thekson, përvjetori i vdekjes përkon me ditën kur Kanye anuloi koncertin në L.A. Pjesa tjetër e turit “Saint Pablo” u anulua ditën tjetër, në të njejtën ditë ku ai shkoi në spital. Të njëjtat burime shtojnë se për problemet shëndetësore të Kanye, gjithashtu kanë ndikuar, pagjumësia, presioni i turit muzikor, drejtimi i biznesit, fakti i të qenurit prindër i dy fëmijëve, si dhe grabitja e Kim Kardashian në Paris. Epo humbja e nënës dhemb shumë dhe kjo e ka prekur Kanye!