INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A është kjo arsyeja e vërtetë e ndarjes së Drake dhe Rihanna? [FOTO]

A është kjo arsyeja e vërtetë e ndarjes së Drake dhe Rihanna? [FOTO]

Publikuar më: 19:50 19-10-2016

Drake nuk është aq ëngjëllor sa duket!

Rihanna e ka kapur në flagrancë reperin teksa dërgonte mesazhe natën vonë me një femër tjetër. Të paktën kështu është shprehur një burim për Life & Style. Nëse kjo është e vërtetë, si ka mundur Drake t’ia bënte këtë RiRit?

Mesa duket këngëtari 29 vjeçar është munduar ti shpjegojë Rihannës se ato mesazhe ishin thjesht për miqtë e tij, por këngëtarja nga Barbados, nuk mund të ishte kaq naive. Siç thotë i njejti burim, Rihannës nuk i ka pëlqyer asnjëherë shoqëria e Drake, dhe pikërsisht atëherë kur mendonte se ai ishte ndryshe nga ata, ajo e kishte gabim. Epo RiRI nuk i toleron dot këto sjellje të pahijshme!

Burime të ndryshme kanë dhënë arsye të ndryshme për ndarjen e tyre, ku mund të përmendim modelen India Love,e cila potencialisht mund të ketë qenë një ndër femrat me të cilën Drizzy ka “tradhëtuar” këngëtaren e “ This Is What You Came For”, ashtu siç mund të përmendim edhe Nicki Minaj. Pra Drake nuk është një person të cilit mund ti besosh.

Mirëpo edhe Rihanna nuk është kaq e pafajshme, pasi ditën e ndarjes, në hotelin ku po qëndronte ajo, është parë një tjetër ish i saj, reperi Travis Scott.

Ende nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me të vertetë, por ajo që dimë është se kjo romancë nuk mund të qëndrojë! 

 

Article Logic
Execution time: 0.0040388107299805