INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

A është kjo artistja që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision? [VIDEO]

Publikuar më: 21:00 03-11-2016

Festivali i këngës do të ngrejë siparin e edicionit të 55-të në dhjetor të këtij viti. 24 pjesmarrës do të konkurojnë për të fituar çmimin e parë në këtë kompeticion, dhe më pas për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision 2017” në Kiev të Ukrainës. Akoma pa filluar mirë spektakli, sipas burimeve të IN Tv mendohet se fituesit janë parapërcaktuar. Kush janë ata? Fituesit sipas renditjes flitet të jenë Linda Halimi, Flaka Krelani dhe në vendin e tretë Dilan Reka. Zëra të fuqishëm dhe potencial për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze në “Eurovision”. Pastaj, jo më kot Linda ka zgjedhur titullin e këngës “World”, titulli i goditur, për të qenë pjesëmarrëse në “Eurovision”. Epo ia ka vlejtur mundi për rrugën e gjatë nga Amerika në Shqipëri. Ndërkohë që Flaka Krelani rikthehet këtë edicion, pas shijes së çmimit të tretë vitin e kaluar, por siç janë gjasat, i duhet ende kohë për të triumfuar e para. Lajmi i mirë është se ajo do të përjetojë nga afër emocionet në Kiev, pasi së bashku me këngëtarin e ri të talentuar Dilan Reka, do të shoqërojnë si pjesë e delegacionit, fituesen e Festivalit të Këngës, e kemi fjalën për Lindën. Të paktën nuk do dalin duarbosh. Po 21 konkurentët e tjerë?! Në këtë rast vlen shprehja: Rëndësi ka pjesmarrja!  Për më tepër ndiqni videon lidhur me këto thashetheme mbi fituesin e parapërcaktuar që u zbuluan sot ekskluzivisht ne Gossip TV. (Min 01:10)

Article Logic
Execution time: 0.0034599304199219