INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A është kjo femër arsyeja pse Katy Perry dhe Orlando Bloom u ndanë? [FOTO]

A është kjo femër arsyeja pse Katy Perry dhe Orlando Bloom u ndanë? [FOTO]

Publikuar më: 14:54 01-03-2017

Bie era tradhëti! Aktori hollivudian është kapur mat duke u treguar intim me një tjetër femër në publik!

Orlando Bloom është fotografuar shumë pranë Erin McCabe, e cila i ngjan shumë Katy Perry, vetëm pak ditë pasi artisti 40 vjeçar të ndahej nga kjo e fundit. Bloom duket se është përkëdhelur shumë me brunen bukuroshe në një festë para çmimeve Oscars në një klub nate, 6 ditë përpara se të publikohej ndarja nga e dashura e tij prej një viti. Edhe pse fotot nuk tregojnë veprime të forta, përsëri dëshmojnë se nuk bëhet fjalë për thjesht miqësi dhe duhet të jenë të vështira për Katy që t’i shohë. Ndarja e tyre erdhi si rrufe në qiell të hapur pasi Orlando dhe Katy u panë në festat pas çmimeve Oscars së bashku dhe asgjë nuk paralajmëronte një prishje mes të dyve. Të jenë vallët këto foto arsyeja? Nëse po, Katy duket se i ka zbuluar me vonëse, por sërish...më mirë vonë se kurrë.

orl1.jpg

orl2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034928321838379