INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A është kjo krisja më e madhe mes PD-së dhe SHBA-së?

A është kjo krisja më e madhe mes PD-së dhe SHBA-së?

Publikuar më: 11:57 13-07-2016

 Demokratët i thanë “JO” propozimit hibrit për reformën në drejtësi, e propozuar në fundjavë nga Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Europën dhe Euroazinë Victoria Nuland. Por kjo nuk është mirëpritur nga Ambasadorin Amerikan Donald Lu. Ambasada Amerikane ka reaguar menjëherë duke shprehur zhgënjim nga qëndrimi i opozitës shqiptare.
Donald Lu:
“Jemi të zhgënjyer me përgjigjen e Z. Basha ndaj propozimit hibrid për reformën në drejtësi”.
Lu thotë se propozuan një zgjidhje në mirëbesim gjysmën nga qeveria dhe gjysmën nga opozita.
Donald Lu:
“Z. Basha propozoi diçka që ai vetë ka pranuar se është në konflikt interesi dhe jo në përputhje me paragrafin 61 të Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias” thuhet më tej në reagim.
Ambasadori amerikan deklaron se janë duke vazhduar bisedën me të dyja palët në përpjekje për t’i sjellë përsëri tek mbështetja për propozimin hibrid diskutuar nga Ndihmës-Sekretarja Nuland të dielën.

Article Logic
Execution time: 0.0049459934234619