Pas Dua Lipas radhën e ka një tjetër artiste shqiptare me famë në botë që të vijë dhe të performojë në një koncert në Tiranë
Bëhet fjalë natyrisht për Bebe Rexhë, për të cilën 9 shtatori po afron shumë shpejt, por jo aq shpejt sa ç’duhet. Pritja nga ana e fansave në Tiranë është shumë e madhe për atë që është jo vetëm një këngëtare gjerësisht e vlerësuar, por edhe një tekst-shkruese me famë, e cila ka arritur të “fusë duart” dhe në tekstet e Eminem (kujtojmë “The Monster”). Ajo ka bërë një postim në rrjetet sociale , ku ka publikuar një listë këngësh të fshira, me një pikëpyetje në krah. Mos është kjo vallë lista e këngëve që bukuroshja 28 vjeçare do të performojë në Tiranë? Gjasat janë të mëdha duke qenë se ky është eventi i saj i radhës. Megjithëse titujt e këngëve janë fshirë, në të mund të dallojmë “Me, Myself and I” në bashkëpunim me G-Eazy dhe “No Broken Hearts”, e realizuar së bashku me reperen Nicki MInaj. Nëse kjo është vërtet playlista e 9 shtatorit, bëni mirë të mos mungoni!