Jo vetëm shoqëria me Noizyn.
Nëse dikur e ofendonte në këngë, sot Dafina Zeqiri është një nga mikeshat e Noizyt. Ata shpesh takohen bashkë ndërkohë që fansat presin edhe një bashkëpunim mes tyre. Por jo vetëm kaq. Një gjest i bërë në foton e fundit të postuar nga këngëtarja ka ndezur dyshimet se ajo mund të jetë anëtarja më e re e grupit OTR. Duffye ka ngritur tre gishtat lart dhe ky është edhe simbol i këtij grupi. /intv.al/