Ata e bënë publike romancën e tyre në shkurt të këtij vitit.
Dhe tashmë duket se Liam Payne ia ka dalë që të stampojë një buzëqeshje në fytyrën e Cheryl, dicka që e bën të qartë vetë bukuroshja britanike. Duke folur për revistën Fabulous, këngëtarja 33 vjecare pranoi se ndërkohë që është përballur me momente të vështira gjatë jetës tani po e shijon vërtet këtë periudhë të jetës në të cilën po njeh veten e saj. Jo vetëm kaq, pasi Cheryl deklaroi se nuk ka qenë kurrë më e lumtur në jetën e saj. Mos ndoshta ky rrëfim është një provë e mëtejshme se ylli i hitit “Parachute” është shtatzënë me Liam? Jo se nevojiten më provë…