Së pari vjen dashuria, më pas martesa!
Menjëherë pas lajmit që Bradley Cooper dhe Irina Shayk po presin një fëmijë, modelja 30 vjeçare e Victoria’s Secret është parë në Los Angeles me një unazë të mrekullueshme në gisht. Dhe të gjitha dyshimet të çojnë te një ngjarje e vetme, “fejesa”. Unaza e madhe prej smeraldi, e rrethuar me një aureolë diamantesh mund të jetë jotradicionale për fejesë, por kjo nuk do të thotë se nuk është përdorur asnjëherë, pasi ajo është e ngjashme me unazën që princi Ëiliam, i ka propozuar dukeshës Kate Middleton.
Irina dhe Bradley janë në një lidhje që nga pranvera e 2015-ës, dhe ndoshta ka ardhur koha që të lidhin kurorë. Neve na pëlqejnë gjërat zyrtare, kështu që askush më mirë se çifti nuk mund ta zbardhë të vërtetën.