Kylie Jenner i bëri të gjithë të flisnin për të në momentin kur nxorri në dritë unazën e saj të re prej diamanti.
Kaq mjaftoi për t’u vënë flakën zërave që e tregonin të fejuar me reperin Tyga. Dhe bukuroshja 18 vjeçare nuk bëri asgjë për t’i mohuar këto zëra...përkundrazi! Ajo i nxiti dhe më shumë me një snapchat të thjeshtë. Në të dukej unaza e diamantit dhe një shkrim sa i shkurtër, aq edhe domethënës. “Bae më llaston”! Tyga duket se është rikthyer shumë fort në jetën e Kylie, këtë herë për të qëndruar gjatë. Kjo duket jo vetëm si , por më shumë si një dhuratë pajtimi. Të jetë thjesht shumë i lumtur që është rikthyer me motrën e vogël Jenner apo të ndjehet në faj për çfarë ka bërë më parë dhe kjo është një mënyrë për të kërkuar falje? Të besueshme duken të dyja hipotezat.