INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

A eshte kjo puna me e veshtire ne bote [VIDEO]

Publikuar më: 08:37 22-06-2017

A keni menduar ndonjëherë se si Muri i Madh i Kinës mbahet në një gjendje mjaft të mirë? Rikonstruksioni dhe mbajtja në gjendje të mirë të Murit të Madh Kinez kërkon shumë kohë dhe shumë kujdes.

Videoja që është bërë në Murin e Madh të Kinës tregon se punonjësit e përkushtuar rrezikojnë jetën e tyre për të rregulluar pjesët e një prej 7 mrekullive së botës.
Puna bëhet me dorë që do të thotë se punëtorët shpenzojnë orë të tëra, çdo ditë duke u përpjekur të mbajnë murin në një formë të mirë.

Në video, punëtorët mund të shihen të ngjitur në litar dhe varur nga ana e murit në mënyrë që të shtonin çimento në disa pjesë të murit që kanë filluar të bien.
Në një pjesë tjetër të videos, kuajt shihen të ngarkuar për të mbajtur pllaka betoni.

Një punëtor mund të dëgjohet duke thënë se ecja në majë të murit është rreth 40 minuta.

Article Logic
Execution time: 0.0036211013793945