Ai sot mban epitetin “djali i ditëlindjes”. Reperi i famshëm dhe shumë i dashur për publikun, Ledri Vula feston këtë të martë 32-vjetorin e tij të lindjes dhe të gjithë kanë shpërthyer në urime në llogarinë e tij në Instagram. Përveç fansave dhe miqve të tij më të mirë, Ledri ka marrë dhe një urim special nga këngëtarja e njohur shqiptare Diona Fona me të cilën përflitet se është në një lidhje pasi e ka quajtur Princess Diana në një foto të publikuar para pak javësh, por edhe janë fotografuar në festa bashkë.
E për t’i dhedhur më shuam benzinë zjarrit, Diona ka publikuar sot një foto me reperin të cilin e iron për ditëlindje dhe vendos disa emoji zemër. Kaq mjaftoi që fansat të shpërthenin në komente duke i konsideruar si çifti më i bukur dhe duke e quajtur Dionën si “Princess Diana”.