Ata sollën në jetë një djalë më parë gjatë këtij muaji.
Dhe fansat po spekulojnë nëse një foto e publikuar në Instagram mund të jetë vogëlushi i dy yjeve britanike të muzikës. Parukierja e Cheryl , Dayaruci, postoi foton e një dorës së një vogëlushi që i shtrëngote gishtin në Insta Story-n e saj. Së bashku me emoji për Pashkë, ajo e plotësoi foton me mbishkrimin “gjëja më e ëmbël’ në anglisht. Kaq mjaftoi që fansat të tërboheshin online duke spekuluar nëse ky vogëlush është fëmija i çiftit shumë të përfolur të spektaklit. Na mbetet vetëm të presim për ta zbuluar.