Një gjarpër gjigant i gjatë 10 metra u zbulua në një zonë ndërtimi në veri të Brazilit. Zvarraniku i madh peshon rreth 400 kilogram me diametër 1 m, dhe u gjet nga punëtorët e ndërtimit pas një shpërthimi në një shpellë në Altamira, Para. Kapja e gjarprit është filmuar nga njëri prej punëtorëve dhe videoja e tij është përhapur me shpejtësi. Shumë komentues kritikojnë lidhjen me zinxhirë, e ndoshta edhe vrasjen e gjarprit, pasi sipas tyre ai duhej të lihej i lirë në habitatin e vet natyror.