“Një djalë ma ka rrëmbyer zemrën!”
Kështu është shprehur më parë Eni Koçi, por këngëtarja bukuroshe nuk e ka treguar emrin e “hajdutit”.
Prej disa kohësh kanë qarkulluar lajme lart e poshtë për një lidhje të mundshme mes Eni Koçit dhe këngëtarit të mirënjohur Genc Prelvukaj, por deri tashmë s’kemi patur asnjë konfirmim prej tyre. Mirëpo Prive ka zbuluar se çifti është në një lidhje prej katër muajsh. I kemi parë shpesh në foto së bashku, duke udhëtuar brenda dhe jashtë trojeve shqiptare, dhe një video me Gencin në instalive i hodhi më shumë zjarr spekulimeve.
Nëse është e vërtetë, presim një konfirmim, ose mohim, pasi neve na pëlqejnë gjërat zyrtare.