Kur dikush mendon për Spider-Man imazhi i parë që i vjen ndërmend është Peter Parker duke veshur kostumin tradicional, kuq dhe blu, me merimangën në krye të gjoksit, sytë e bardhë të hapur, me të cilën ai u është prezantuar fansave që në vitin 1962.
Megjithatë, edhe pse Peter nuk ka ndërruar aq kostume, sa le të themi Tony Stark tek Iron Man, Merimanga e tij ka pësuar disa ndryshime të vogla gjatë dekadave. Deri më tani, në Marvel Cinematic Universe, krijuesi i Merimangës ka krijuar tre kostume të ndryshme dhe tani duket se një i katërt është rrugës, teksa filmi i ri: Spider-Man: Far From Home shohim se heroi ynë ka veshur një kostum krejtësisht të zi, raporton faqja CinemaBlend.com
Ky kostum duket i adoptuar nga njëri prej kostumeve të mesit të viteve 80’ që Spider-Man vishte dhe tashmë duket i ri-modeluar siç mund ta shihni dhe në fotot mëposhtë.