Nuk është diçka që ndodh përditë të shohësh presidentin rus të hapë derën për një grua dhe më pas ta mbyllë me shpejtësi kur vëren praninë e kamerave.
Njeriu i hekurt i Kremlinit po shijonte pak relaks në resortin e tij të preferuar në veri të Rusisë, dhe i kishte dhënë vetë makinës drejt një manastiri të shenjtë. Ai parkoi dhe doli nga makina përpara se t’i hapte derën një pasagjereje misterioze për të dalë. Në këtë pikë duket se ka vënë re kamerat dhe pasagjerja i ka bërë me shenjë Putinit që të mbyllte sërish derën. Ai bindet, diçka e rrallë kjo për njeriun e fortë që drejton Rusinë, dhe futet vetëm në kishë.