INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A është ky momenti më inspirues nga Lojërat Olimpike “Rio 2016”? [VIDEO]

A është ky momenti më inspirues nga Lojërat Olimpike “Rio 2016”? [VIDEO]

Publikuar më: 20:50 16-08-2016

Lojërat Olimpike 2016 po na surprizojnë nga dita në ditë. Duke filluar që nga Majlinda Kelmendi, Michael Phelps, Usain Bolt, atletja nga Bahamasi që u “zhyt” në vijën e finishit për të marrë medaljen e artë e së fundmi atletja amerikane Abbey D’Agnostino dhe ajo nga Zelanda e Re, Nikki Hamblin, na kanë dhuruan një moment shumë inspirues. Gjatë garës së 5000 metrave për femra, të dyja atletet u penguan dhe u rrezuan, por kjo nuk i pengoi ato të mos përfundonin garën.

Ishte atletja Hamblin ajo që u pengua e para duke rrëzuar edhe atleten amerikane. Por në vend që të shfaqeshin të inatosura që ëndrra e tyre e lavdisë kishte marrë fund, ata treguan shpirtin Olimpik që do të mbetet gjatë në memorien e Lojërave Olimpike.

D’agostino, 24 vjeç u ngrit menjëherë për të ndihmuar rivalen e saj, pasi pa që ajo kishte një dëmtim në kyçin e këmbës së djathtë. Por pavarësisht incidentit dy atletet e vijuan garën, por pa mundur të rrëmbejnë medalje.

Article Logic
Execution time: 0.0040569305419922