Lidhja e tyre u përfol shumë në media ama nga të dy nuk u pranua kurrë publikisht.
Sipas personave pranë tyre, Liberta Spahiu dhe Flori Mumajesi edhe kishin nisur bashkëjetesën në Prishtinë në banesën që producenti kishte blerë atje. Por veprimet e tyre të fundit shtuan dyshimet se diçka nuk shkonte mes çifit. Ndërkohë që Liberta ka nisur pushimet jo me Florin, por me shoqërinë, producenti merret me koncertet dhe projektet e reja muzikore. Përveç kësaj, edhe postimi i fundit i bërë nga Liberta, shton edhe më tepër dyshimet se ai është një mesazh i koduar që tregon se ajo dhe Flori nuk janë më bashkë. “Ti nuk e di çfarë ke derisa nuk e ke më”, shkruan moderatorja.