Ky qen që dëshiron të mbrojë pronaren, e ndjek atë gjithandej, ndërsa shfaqet nga prapa divaneve, krevateve madje edhe në dush për ta ruajtur. Cyrus një qen bulldog 2 vjeçar, rri gjatë gjithë kohës duke ruajtur pronaren e tij, Lauren Birney nga Perthi dhe ka marrë titullin "ndjekës i dënuar”.
Pronarja thotë që qeni vazhdimisht rri e i ngul sytë për të parë çfarë bën. Cyrus është gjithashtu një shpëtues jetësh dhe dhuron gjak për këlyshët e sëmurë çdo 4 muaj. Qentë me të vërtetë njihen si miqtë më të mirë të njeriut, por ky qen nga Australia e ka marrë detyren e tij deri në ekstrem duke refuzuar të largohet nga pronarja e tij, madje edhe në dush.
Lauren thotë "Kam arritur në përfundimin që ai vazhdimisht më ngul sytë dhe më rri nga mbrapa sepse ka shumë qejf të dijë se ku jam dhe çfarë po bëj gjatë gjithë kohës" "Ndonjëherë se kam idenë fare që ai më ka ndjekur derisa ngrihem apo shoh verdallë nëpër dhomë dhe e gjej atë duke u fshehur pas një objekti me kokën e dalë duke me shikuar.