INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A është mbretëresha Elisabet e II pasardhëse e Profetit Muhamed?

A është mbretëresha Elisabet e II pasardhëse e Profetit Muhamed?

Publikuar më: 10:34 13-04-2018

Rindizen debatet në media dhe jo vetëm. A është mbretëresha e Britanisë Elisabet e II pasardhëse e drejtpërdrejtë e profetit Muhamed.

Ishte e përjavshmja marokene Assahifa Al-Ousbouia e cila publikoi në studim ku thuhej një fakt i tillë.

Një teori kjo që duket se nuk është e re, duke qenë se në vitet ’80-të u fol për këtë gjë.

Risia qëndron në brendësi të pemës gjenealogjike që gazeta islamike ka publikuar duke ndezur një debat shumë interesant.

pema.PNG

 

 

Debat, që sigurisht shkoi deri në gjykatë, duke qenë se prestigjozja Times ka marrë lajmin dhe ka cituar edhe një studiues të famshëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Starkey.

Studiuesi thotë se kjo nuk është e provuar, përveç faktit që shtëpia Ëindsor ka lidhje të sigurta me Seviljen.

Duke parë pemën gjenealogjike të ndërtuar nga gazeta marokene, arrihet tek Abu al-Qasim Muhammad ibn Abbad, sovran mysliman i Seviljes, i cili vdiq në 1042-shin.

Ky i fundit njihet si pasardhës i Hasan ibn Ali, thënë ndryshe nipi i Muhamedit, i biri i Fatimes, vajzës më të vogël të Profetit. Zaida, ribelja është një grua, princeshë myslimane që jetoi rreth viteve 1000.

Ajo u arratis nga Sevilja për t’u martuar me mbretin Alfonsi i VI-të i Kastiljes. Një pasardhëse e tyre do të bëhej gruaja e Rikardos së Konisburgut, pra gjyshja e Elisabetës.

E në fakt një histori e tillë shumë interesantë e cila nëse është e vërtetë do të ndërtonte një urë mes besimeve.

Article Logic
Execution time: 0.0038390159606934