Marrëdhëniet mes modeles Oriola Marashi dhe reperit Noizy u përfol se ishin krisur pak kohë më parë.
Dhe kjo gjë nënkuptoi edhe largimin e saj nga grupi “OTR”. Por modelja hedh poshtë spekulimet, duke treguar se vazhdon të jetë pjesë e grupit dhe madje një javë më parë na tregoi se ndjek edhe në koncert Noizy-n.
Ajo bëri një postim në Insta Story ku tregoi dashurinë e saj për pjesëtarët e tjerë të “OTR”.
“Shumë dashuri për çunat, zemra ime është gati të shpërthejë”, shkruan Oriola.