INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A është “My Way” e Calvin Harris, kënga që kemi pritur për ndarjen nga Taylor? [VIDEO]

A është “My Way” e Calvin Harris, kënga që kemi pritur për ndarjen nga Taylor? [VIDEO]

Publikuar më: 19:59 16-09-2016

Në këngën e tij të fundit, Calvin Harris po i bën gjërat sipas mënyrës së tij, madje edhe zërin. Producenti skocez u shfaq para mikrofonit  me këngën e tij më të re "My Way ", një muzikë optimiste, për të thyer situatat e pakëndshme që mund të krijohen.

Në një intervistë me iHeartRadio, Harris thotë se "My Way" ka të bëjë me "ndarjen nga një situattë, për të cilën keni menduar se ishte një gjë e mirë. Pastaj, ju do të ndiheni  më komodë larg saj. Dhe kjo mund të jetë çdo gjë, një punë, ose mund të jetë edhe një marrëdhënie."

Hmmm. Një marrëdhënie? A është ndarë nga ndonjë ai këto kohët e fundit?

OK, kështu Harris thotë se ai e kishte menduar këngën për disa vite, por disa gjëra duket që janë vënë ne  shënjestrën e "My Way" ,  siç mund të jetë edhe ndarja me Taylor Swift.

Sigurisht, në qoftë se "My Way " është me të vërtetë në lidhje me ish të dashurën e tij, aie ka vënë në dukje në një mënyrë shumë të zgjuar.

  

Article Logic
Execution time: 0.002295970916748