INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A është në një marrëdhënie romantike? Noizy flet hapur, ja e vërteta!

A është në një marrëdhënie romantike? Noizy flet hapur, ja e vërteta!

Publikuar më: 18:35 20-07-2022

Së fundmi në një intervistë Noizy ka folur pa dorashka për jetën e tij profesionale dhe private.

Teksa përgatitet për koncertin e 14 gushtit, që do të mbajë në sheshin “Nënë Tereza”, ai zbuloi se do të performojë krah artistëve më të suksesshëm të momentin. Por, i pyetur se cili është bashkëpunimi më i mirë, këngëtari heziton të japë emra.

“Më pëlqejnë këngët e mia deri kur bëhen publike, sepse më pas i përkasin të gjithëve. Nëse nuk do më pëlqente ndjesia me artistët nuk do t’i bëja më. Unë nuk shtirem. Më pëlqen ajo që bëj”.

“Tani nuk e kam luksin t’i jap kohën, se këto kohë, tre ditë që jam në Shqipëri dhe pjesa tjetër e javës më kalon jashtë shtetit me koncerte. Nuk di çfarë të bëj më parë. Nuk e kam kohën që duhet t’i kushtoj dikujt”.

Article Logic
Execution time: 0.0034358501434326