INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A është penduar për këngën ''O sa kam b*thën e mirë'' me Getoarin? Çiljeta habit me deklaratën e saj: Isha e vogël, nuk e këndoj…[FOTO]

A është penduar për këngën ''O sa kam b*thën e mirë'' me Getoarin? Çiljeta habit me deklaratën e saj: Isha e vogël, nuk e këndoj…[FOTO]

Publikuar më: 14:05 06-07-2019

Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga është një nga emrat me një karrierë shumë të gjatë në muzikën shqiptare, e cila prej vitesh ka sjellë për publikun hite të cilat kanë bërë bujë.

Madje këngëtarja njihet edhe për këngët e guximshme në karrierë qysh në moshë të re, pasi bëri bujë me këngën “Dridhe”, në bashkëpunim me Tingullin Trent.

E pyetur në emisionin “Mirage” për këtë bashkëpunim të shumë viteve më parë, Çiljeta u shpreh se atëherë ishte në moshë të re dhe se nuk i mendonte gjatë gjërat që do të vinin më pas.

“Bashkëpunimi me Getin ka ndodhur kur unë kam qenë 20 vjeçe me sa mbaj mend, kemi qenë shumë të rinj. Grupi i Getit ka qenë në fazën e ngritjes dhe unë në fillimin e karrierës. Ka qenë një bashkëpunim rastësor. Një këngë që goditi edhe pse kur je në atë moshë nuk i mendon dot pasojat mbrapa, pasi thjesht i bën dhe nuk i mendon gjërat që do të ndodhin më pas.”- u shpreh Çiljeta.

 

cilej.jpg

Por e pyetur nëse është bërë pishman për këtë bashkëpunim, Çiljeta u shpreh në mënyrë të bindur që jo, pasi ajo ka qenë një këngë shumë e sukseshme.

“Nuk jam pishman, pasi ka qenë një këngë e sukseshme dhe sot dëgjohet mesa di unë edhe pse unë kurrë nuk e këndoj në repertorin tim. Mami ka qenë kundra, kemi ikur deri në Prishtinë dhe nuk e dinim se çfarë kënge do të bënim për Këngën Magjike. Më shoqëronte mami se isha shumë e vogël. Në fillim nuk kam qenë dakord, por më mbrapa isha e detyruar të pranoja në një farë formë se kisha shkuar der atje dhe ishte Kënga Magjike etj etj. Por duke qenë në një moshë të vogël ti nuk i mendon gjërat më gjatë.”– u shpreh ndër të tjera këngëtarja.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039401054382324