Mjafton vetëm ta shohësh në koncertin e The Weeknd...
Ata filluan të frekuentoheshin në mes të Janarit dhe pas dy muajsh së bashku, dyshja ka ecur me hapa të mëdha. Selena Gomez dhe The Weeknd nuk kanë humbur aspak kohë dhe kanë bërë që tani udhëtim romantik në Itali dhe kanë vizituar shtëpinë e artistit në Kanada. Këtë të diel çifti është në Brazil, ku Selena ndoqi edhe një herë tjetër të dashurin e saj për t’i qëndruar përkrah. Mjafton të shohësh se si Selena qëndron në prapaskenë ndërkohë që The Weeknd performon për të kuptuar se sa shumë e ka përzemër bukuroshja këngëtarin kanadez. Për të mos folur pastaj për shikimin në sytë e saj...