INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A është Snapchat fajtori për grabitjen e Kim Kardashian?

A është Snapchat fajtori për grabitjen e Kim Kardashian?

Publikuar më: 14:00 04-10-2016

Të jetë tradhëtuar Kim vallë nga vetë postimet e saj?

Pas lajmit të bujshëm të grabitjes së bukuroshes së shumëpërfolur 35 vjeçare, mediat online amerikane ngrenë vazhdimisht një pyetje: si e zbuluan grabitësit se ku ndodhej ajo? Ndërkohë që nuk është e vështirë të kuptosh se si një personazh i tillë mund të kthehet në shënjestër për shkak se i shfaq vazhdimisht pasuritë dhe bizhuteritë  saj, pyetja e vërtetë është si u gjet ku ndodhej. Përgjigja duket se është shumë e thjeshtë, rrjetet sociale. Më konkretisht Snapchat, pasi është rrjeti social i cili përditësohet më shumë nga Kardashianët, dhe natën e grabitjes postimi i fundit i Kim ishte video e një bisede me Blac Chyna rreth oreës 2:30, shumë pak para se në shtëpinë e saj të hynin me forcë. Megjithëse ajo nuk vendos vendndodhjen në postimet e saj, nuk është shumë e vështirë të zbulohet nga detajet që ajo dashje apo padashje jep nëpër videot apo fotot e ndryshme. Postimet në Snapchat supozohet të qëndrojnë vetëm 24 orë dhe më pas automatikisht të fshihen, kjo edhe për sigurinë e përdoruesve, por Kim është aq e famshme sa shumë faqe Instagrami i regjistrojnë Snapet e saj dhe i ripostojnë. Edhe më parë në një episod të “Keeping Up with the Kardashians” familja kontroverse kishte ngritur problemin e zbulimit të vendndodhjes nëpër rrjetet sociale, dhe tashmë për fat të keq, u doli fjala.

Article Logic
Execution time: 0.0036039352416992