INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A është teksti i këngës së Elvanës një dedikim për ish-in? [VIDEO]

A është teksti i këngës së Elvanës një dedikim për ish-in? [VIDEO]

Publikuar më: 14:47 16-06-2017

Mos ndoshta Elvana kërkon një rikthim me personin e zemrës?

Kënga 'Forever is over' e Elvana Gjates po bën namin dhe sa vjen po pëlqehet akoma më shumë, klipi në Youtube ka arritur mbi 750 mijë shikime. U komentua dhe ngjashmëria e Elvanës me divën, Beyonce. Mirëpo përveç muzikës, pamjes së Elvanës në klip etj, një kuptim të veçantë ka edhe teksti. Që nga titulli "Përgjithmonë ka mbaruar" kuptojmë se kemi të bëjmë me një ndarje, shkruan intv.al. Por kur të lexoni tekstin e plotë do të kuptoni se Elvana kërkon një rikthim me personin e zemrës dhe kjo këngë duket si një dedikim për ish-in, hmm me kë ta ketë valle Elvana?

Më poshtë mund të lexoni tekstin e plotë:

Po mundohem të harroj,

Po mundohem të kuptoj

Kur 'flaka' (ndjenja) të jetë shuar, do largohesh?

Apo do gjesh një 'flakë' tjetër për të ndezur?

Në fund të historisë, do jesh gati të fillosh pjesën e dytë?

Shiko pas të shkuarën

Mos harro gjithçka kaluam

Kur Përgjithmonë të ketë mbaruar, do jesh këtu? 2x

A do ta kem shpirtin tënd, në çdo mënyrë?

Të premtoj se do të dua pas asaj dite

Përgjithmonë ka mbaruar, do jesh këtu?

Të mungon diçka, vetëm kur nuk e ke më

Kështu që është më mirë t'i korrigjojmë gabimet tona

Nëse sheh dhimbjen në sytë e mi,

Më mbro dhe dhimbja nuk do të jetë për shumë gjatë

Kur Përgjithmonë të ketë mbaruar, do jesh këtu? 2x

A do ta kem shpirtin tënd, në çdo mënyrë?

Të premtoj se do të dua pas asaj dite

Përgjithmonë ka mbaruar, do jesh këtu?

Kur Përgjithmonë të ketë mbaruar,

Kur Përgjithmonë të ketë mbaruar, do jesh këtu pranë meje?...

 

Article Logic
Execution time: 0.0040597915649414