Presidenti i SHBA-së Donald Trump është një liderët më të diskutuar në botë jo vetëm nga politika por edhe nga qytetarët të cilët herë pas here nuk i përkrahin politikat e ndërmarra prej tij.
Dhe një sondazh i fundit i Gallup zbulon se popullariteti i Trump është rritur duke arritur në 46%.
Ai nuk ka qënë asnjëherë më parë kaq popullor që prej kohës kur erdhi në krye të Shtëpisë së Bardhë në nëntor të vitit 2016.
Duket se rezultatet e mira në ekonomi, rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe punësimi kanë ndikuar që amerikanët të ndryshojnë mendim.
Duket se ky është një shans i mirë për Trump teksa janë duke u afruar sërish zgjedhjet.