Nuk e dimë kur do marrë fund kjo histori!
Kylie Jenner u bë nënë për herë të parë e një vajze të quajtur Stormi, mirëpo si fansat ashtu edhe Tyga janë të bindur se vogëlushja e porsalindur nuk është e bija e Travis Scott.
Fillimisht sajti i njohur hollywoodlife.com bëri me dije se Tyga ka kërkuar një fotografi të Stormi-t pasi ka lexuar thashethemet online se vajza e porsalindur ngjan me djalin e tij King Cairo ndërkohë që më pas i çoi gjërat në një nivel tjetër. Një burim i afërt me familjen Kardashian-Jenner është shprehur për të njëjtin sajt se Tyga i ka kërkuar ndihmë nënës së Kylie, Kris Jenner për të bërë testin e ADN-së, sepse do të bindet plotësisht nëse Stormi është vajza e tij apo e Travis Scott.
Mirëpo Tyga nuk ndalet me kaq dhe pasi ka kërkuar t’i bëhet testi i ADN-së, ka tentuar t’i çojë një dhuratë për Shën Valentin, Kyliet. Një veprim ky që do acaronte të dyja palët, por nëse ka ndodhur me të vërtetë ose jo, hollywoodlife.com do të na njoftojë ditët në vijim.