Besi dhe Xhensila vazhdojnë të jenë dy emrat më të komentuar gjatë këtyre ditëve.
Martesa e tyre, e cila futet tek martesat e shtrenjta, ka “pushtuar” rrjetet sociale, aq sa edhe për vetë Besin ky fakt është kthyer në bezdi. Teksa ka folur në një intervistë të dhënë pas dasmës, për revistën "Who", aktori i humorit është pyetur edhe për thashethemin që po qarkullon se Xhensila është shtatzënë. Besi ka qëndruar indiferent ndaj kësaj pyetjeje dhe nuk ka dashur të përgjgjet. Kjo vetëm sa shton dyshimet e deritanishme se çifti janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.