Niko Komani ishte i ftuari i Luana Vjollcës këtë të shtunë në “Shiko kush luan”.
I vendosur përballë sfidës së vështirë “Ndaje ose tortën”, Niko u vendos në siklet nga pyetja pikante pasi duhet të tregonte të vërtetën e zënkës së tij me këngëtaren e famshme Enca.
Dyshja së fundmi nuk janë parë më pranë njëri-tjetrit dhe burime thonë se mes tyre ka një zënkë dhe këtë e zbuloi edhe Niko, ku vendosi të fliste dhe kështu i “shpëtoi” tortës.
“Nuk jemi zënë pasi me shokët e ngushtë nuk zihesh kurrë, thjesht kemi rrugë të ndryshme”, u shpreh Komani, duke na treguar me lezet se marrëdhënia me Encën s’është më si dikur.