INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A fitoi Shqipëria kundrejt Becchetti-t? Njihuni me të vërtetën e sipërmarrësit italian...

A fitoi Shqipëria kundrejt Becchetti-t? Njihuni me të vërtetën e sipërmarrësit italian...

Publikuar më: 15:26 26-01-2018

Qeveria shqiptare një ditë më parë lajmëroi se kishte fituar një gjyq në Arbitrazh kundër kompanisë Hydro S.R.L me aksioner Francesko Becchetti. Madje u tha se sipërmarrësi italian nga ky moment i detyrohet Shqipërisë dhe duhet të shlyejë 137 milion euro. Këtë lajm e shpërndau në FB, Ministri i Energjitikës, Gjiknuri që shkroi: “NJË LAJM SHUMË I MIRË. Të dashur miq! Shqipëria fitoi një përballje të rëndësishme në Arbitrazhin Ndërkombëtar të ICC kundrejt shoqërisë Hydro S.R.L. Gjej rastin të shpreh një falënderim të veçantë për ekipin që përfaqësoi Shqipërinë në arbitrazh: juristët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për punën e bërë dhe Avokaturën e Shtetit, e cila me profesionalizëm udhëhoqi me sukses këtë proces. Vendimi i arbitrazhit konfirmoi edhe njëherë vërtetësinë e asaj ç’ka ne kemi deklaruar që në fillim për koncesionin e hidrocentralit të Kalivaçit. Kjo vepër e rëndësishme energjetike tashmë do të mund të konkretizohet nga një investitor serioz”!

Në fakt dhe vetë kompania e drejtuar nga Becchetti nuk e ka lënë me kaq, më pas ka reaguar me një deklaratë sqaruese, që thotë se ky gjyq nuk ka marrë fund. E në përpjekje për të sqaruar vendimin e dhënë nga Gjykata e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë ka shtuar se ai është një vendim i pjesshëm për të cilin nuk është bërë asnjë cilësim vlere dhe për të cilën vetë gjykata është e rezervuar.
Hydro e quan vendim të pjesshëm, pasi nuk janë marrë në shqyrtim provat e depozituar lidhur me shpronësimin e koncesionit, sepse ato janë dorëzuar më vonë. Ndërsa thekson se dëmet për të cilat Hydro kërkon shpërblim llogariten në qindra miliona euro.

Detaje nga njoftimi i Kompanisë Hydro S.R.L:
“Është me vend të qartësohet se ky vendim i pjesshëm nuk ka marrë në shqyrtim provat e depozituara lidhur me shpronësimin e koncesionit sepse ato janë dorëzuar më vonë. Përkundrazi, Arbitrat ftuan Hydro-n për të filluar një arbitrazh të dytë.
Hydro, më 30 qershor 2017, njoftoi Qeverinë Shqiptare dhe Ministrinë e Energjetikës për kërkesën e dytë për Arbitrazh në të cilën nga Hydro ICC-së ju kërkua të konstatojë: Keqbesimin kontraktor nga ana e Ministrit të Energjisë për krijimin e provave të rreme nëpërmjet agjencisë në varësi të tij, AKBN, lidhur me moskryerjen e pretenduar të punimeve të përgatitjes së materialit për trupin e digës në Kalivaç, siç u pranua më në fund me shkrim edhe nga vetë Qeveria dhe mbi të cilat u mbështet e gjithë çështja penale, veçanërisht kundër Francesco Becchettit. Detyrimin e Ministrisë së Energjisë për të paguar kompensimin për shpronësim siç parashikohet në Marrëveshjen e Koncesionit. Dëmet për të cilat Hydro pretendon shpërblim llogariten në qindra miliona euro. Seanca e parë në këtë arbitrazh u mbajt më 23 janar 2018.
Administratori i hidrocentralit, Ceccobelli deklaron: "Unë do të sugjeroja që, për të informuar publikun shqiptar në mënyrë transparente, Ministri Gjiknuri duhet të presë derisa të shpallet Vendimi përfundimtar i arbitrazhit dhe rezultatet e shumë çështjeve tjera që janë në zhvillim".

Article Logic
Execution time: 0.0039381980895996