A e keni ditur se çfarë nënkupton nëse preferoni të flini me çorape apo edhe këmbë zbathur?
Për ata që mbathin çorape kur flenë
Nëse mbani çorape kur flini, atëherë kjo mund të jetë për shkak se jeni të ndjeshëm ndaj të ftohtit.
Nëse po, kjo mund të ndërlidhet me aspekte të ndryshime të pamjes tuaj fizike, përfshirë trashësinë e lëkurës dhe ritmin metabolik të trupit.
Njerëzit me metabolizëm më të shpejt ndjehen të nxehtë dhe të djersitur tërë kohën, ndërsa ata me metabolizëm të ngadaltë dhe qarkullim të dobët të gjakut ndjehen më të ftohët sesa njerëzit tjerë.
Mirëpo, përveç që të ftohtit ndërlidhet me karakteristikat tuaja fizike dhe biologjike, gjithashtu ndërlidhet edhe me perceptimin tuaj për hapësirën dhe temperaturën.
Kësisoj, dy njerëz me karakteristika të njëjta fizike mund ta perceptojnë klimën e jashtme në mënyra të ndryshme.
Njerëzit që e ndjejnë nevojën të flenë me çorape, zakonisht kërkojnë të ndjehen të mbrojtur.
Për ata që flenë pa çorape
Nëse nuk mund të toleroni idenë e të fjeturit me çorape dhe se mendimi për të fjetur me këmbë të mbuluara ju bën të ndjeheni jo komod, atëherë është për shkak se keni metabolizëm më të shpejt se tjerët, qarkullim të mirë të gjakut dhe lëkurë më të rashë.
Ju keni predispozitat biologjike për të ruajtur dhe gjeneruar nxehtësinë, prandaj edhe nuk ndjeni nevojën për t’i mbuluar këmbët.
Sidoqoftë, kjo nuk ka të bëjë veç me anën fizike, mirëpo të qenit më pak i ndjeshëm ndaj të ftohtit ndërlidhet edhe me mënyrën se si komunikoni me të tjerët.
Kjo do të thotë se jeni person më i pavarur, dhe e vlerësoni hapësirën personale.
Në një lidhje, keni tendenca të merrni rolin e mbrojtësit, jeni të sinqertë dhe ndonjëherë sfidues, mirëpo e dini si të kujdeseni për njerëzit që kanë rëndësi te ju.