Pas sherrit që ndodhi mes grupit të tij dhe atij të Baba Stars, Noizy vazhdoi me angazhimet e tij muzikore.
Kështu, pas mbrëmjes ‘ZHurma Show’ të zhvilluar në Kosovë,ku rrëmbeu disa cmime bashkë me kolegen e tij Enca Haxhia, reperi duhej të performonte bashkë me këtë të fundit në një prej clubeve në Bern të Zvicrës. Por Enca ka kënduar e vetme atje pasi Noizy iu kërkoi falje fansave duke thënë se fluturimi ishte anulluar. Mediat kosovare e kanë cilësuar këtë një gënjeshtër te reperit i cili sipas tyre, edhe pse ishte i pranishëm në Bern, nuk është ngjitur për të performuar në skenë pasi dicka e tillë i është ndaluar nga të afërmit e Albert Krasniqit i cili ndodhet ende në paraburgim. Ky i fundit është miku i Cozman dhe njëri prej të përfshirëve në sherrin e asaj dite. Mediat kosovare këtë kanë bërë arsyen që e ka detyruar Noizyn të kthehet në Shqipëri duke mos performuar në Bern, por kjo nuk mund të konfirmohet pasi vetë faqja e clubit ka publikuar të njëjtën arsye të mungesës së tij, ashtu si dhe vetë Noizy.