INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A humbën 12 muaj nga integrimi? Përgjigjet Edi Rama

A humbën 12 muaj nga integrimi? Përgjigjet Edi Rama

Publikuar më: 10:06 29-06-2018

3 ditë pas vendimit të Brukselit që verdiktin për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimit Europian të jepet në qershorin e 2019, Edi Rama flet për herë të parë për dallimin që ka ky vendim nga sot me pas atë të pas një vit.
Edi Rama:
“Ka një ndryshim midis çeljes së negociatave imediate dhe në 12 muaj, por është shumë formal. Edhe sikur çelja e negociatave të ishte imediate, ne do të na duhej një punë përgatitore që do të merrte një kohë që shkon deri në 12 muaj. Fakti që çelja e negociatave është e caktuar në 2019, por komisioni do të nisë menjëherë procesin përgatitor. Nuk kemi humbur 12 muaj, por kemi 12 muaj punë që do të bëheshin edhe me hapjen e negociatave.”
Por Rama këmbëngul se vendi nuk ka humbur një vit kohë.
Edi Rama:
“Nuk kemi humbur 12 muaj, por kemi 12 muaj punë”.
Rama foli edhe për kushtet shtesë të Brukselit, për të cilat opozita ka ngritur shqetësime të mëdha.
Edi Rama:
“Më vjen për të qeshur dhe për të qarë kur thuhet se Europa ka vënë 13 kushte. Europa nuk ka vënë asnjë kusht thjesht ka nënvizuar kushtëzimet që ka procesi në këtë fazë”.
I bindur se vendi nuk ka humbua asgjë në ecurinë drejt integrimit në familjen e madhe europiane, megjithatë Kryeministri foli për një moment delikat që kaloj vendi.
Sink :
“Është njohur nga të gjithë, edhe nga ata më skeptikët, që Shqipëria ka bërë më shumë se çdo vend tjetër në të njëjtën fazë. Ishte një rrezik real që të mbeteshim në këtë moment pa tekst. Të gjithë e dine që dy orë përpara vendimmarrjes nuk kishim tekst për shkak të dinamikës së brendshme të bisedimeve”.

Article Logic
Execution time: 0.00360107421875