Në “betejën” mes Zayn Malik dhe ish grupit të tij One Direction, është mëse e kuptueshme se anën e kujt mban Gigi Hadid. Sigurisht që mban anën e të dashurit, por në një intervistë të fundit për Jimmy Kimmel, ajo tregoi një anë tjetër të besnikërisë së saj: Gigi nuk do të dëgjojë këngët e 1D.
Modelja 21 vjeçare nuk ishte fanse e grupit të ndarë tashmë, edhe para se ajo të lidhej me Zayn. Familja e saj i ka ushqyer muzikën klasike, kështu që Hadid është rritur duke dëgjuar Andrea Bocelli dhe Josh Groban.
“Unë mendoj se të gjithë ne mund të përmendim një këngë të One Direction që na pëlqen, por Jo. Më pëlqen më shumë Zayn Malik solo”, tha Gigi.