INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A i dëmshpërbleu Rama familjarët e Bashës për prishjen e pallatit në Vlorë? Ja si përgjigjet kryeministri

A i dëmshpërbleu Rama familjarët e Bashës për prishjen e pallatit në Vlorë? Ja si përgjigjet kryeministri

Publikuar më: 20:48 14-09-2017

Pasi mori mandatin e dytë qeverisës, kryeministri Rama ka dhënë intervistën e tij të parë mbrëmjen e sotme.

Kreu i qeverisë, ishte i ftuar në Top Story ku ndër të tjera është pyetur për shpronësimin e familjarëve të kreut të PD-së Basha për prishjen e një pallati buzë detit në Vlorë. Pasi e mohoi këtë, Rama akuzoi rëndë një gjyqtar, i cili sipas tij ka ndikuar në katërfishimin e vlerës së shpronësimit që duhet të merrnin familjarët e kreut të PD-së, Lulzim Basha.

“Është e pavërtetë që kemi kompensuar pronarët e pallatit të prishur në Vlorë. Më vjen shumë keq që kazani mediatik prodhoi një tjetër broçkull e u përhap. E vërteta është krejt ndryshe. Kemi ndërmarrë një proces krejt normal shpronësimi, në kohën kur u zhvillua ajo zallamahia për prishjen e asaj godine. Shifra e dëmshpërblimit është kontestuar nga pala e dëmtuar. Kontestimi përfundoi në përfundoi në duart e një gjykatësi të njohur për vendime skandaloze të rritjes së çmimeve. Vendimi më ekzemplar që ka dhënë është ndalimi i prishjes së një pike karburanti mu në aksin e Lungomares në Vlorë. Unikale që të thotë një gjykatës nuk e prish dot biznesin për interes publik, a thua se ishte një rrënojë antike. Ky gjykatës e ka shumëfishuar, 4-fishuar vlerën e shpronësimit për godinën që më pyetët. Porçesi vazhdon është në gjykatën e lartë”,- tha Rama.

Ndwr tw tjera, Edi Rama deklaroi se gjëja më me vlerë që mund të ketë bërë Lulzim Basha si kryetar i opozitës është marrëveshja e 18 majit.

“Nëse Lulzim Basha ka bërë një gjë me vlerë për këtë vend si kryetar i opozitës, është marrëveshja e 18 majit.” – u shpreh Rama në emisionin “Top Story”.

Sipas Ramës, kjo marrëveshje mundësoi një palë zgjedhje më të qeta se ato të mëparshmet.

“Zgjedhjet nuk kishin asgjë për t’u shqetësuar. Në këto zgjedhje nuk kishte as tension, as fytyra të mëdha e as banderola të partive rrugëve.”.

Article Logic
Execution time: 0.0035948753356934