INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A i dha dorën dhe e uroi për fitoren? Arilena Ara ka dy fjalë për Elvana Gjatën: Unë në fakt nuk…[FOTO]

A i dha dorën dhe e uroi për fitoren? Arilena Ara ka dy fjalë për Elvana Gjatën: Unë në fakt nuk…[FOTO]

Publikuar më: 12:35 23-12-2019

Mes grupit më të diskutuar të pretendentëve, Arilena Ara është shpallur fituese dhe menjëherë pas trofeut, ajo tha se ndryshe nga çdo këngë tjetër që ka krijuar, këtë e ka krijuar dhe ia ka dedikuar vetes.

“Unë nuk këndoj për trofe, unë nuk këndoj për të fituar çmime, unë këndoj sepse ia kam dedikuar jetën muzikës, sepse kam kënduar që 14 vjeç. Këtë herë, kam kënduar për veten, jam trembur, jam frikësuar, jam ndier në ankth, jam emocionuar me këtë këngë”- u shpreh Arilena.

Në vend të dytë u ngjit Elvana Gjata. Zhgënjimi në sytë e saj u shfaq që në momentin kur emrin i saj u thirr si fituese e vendit të dytë. Këngëtarja menjëherë pas kësaj është larguar nga skena.

Arilena e pyetur nëse ia dha dorën Elvana pasi u shpall fituese, ajo tha se në atë moment iu errën sytë dhe se nuk ka takuar akoma as mamin e saj. Ndërsa shtoi se e vlerëson jashtë mase Elvanën dhe se ka respekt për të.

“Unë në fakt nuk kam takuar as nënën time. Elvanën e vlerësoj për punën që ka bërë me muzikë të mirë në Shqipëri. E vlerësoj jashtë mase dhe isha e lumtur për të gjithë kolegët që ishin pjesë e këtij festivali dhe manifestuan një prej festivaleve më të mirë në 58 vite”, u përgjigj Arilena.

kompn.png

Article Logic
Execution time: 0.0019111633300781